Themelimi i FSK-së, Thaçi debaton nesër me serbët

Themelimi i FSK-së, Thaçi debaton nesër me serbët
Presidenti Hashim Thaçi, nesër do të debatojë me përfaqësuesit e mediave serbe dhe me shoqërinë civile të komunitetit serb për ushtrinë e Kosovës.

Një debat të tillë, Thaçi e kishte bërë edhe me pjesëtarë të disa organizatave të shoqërisë civile në Prishtinë. Debatin me serbët, Thaçi do ta zhvillojë nesër, duke nisur nga ora 11:00, në Media Center në Çagllavicë.

Ndërkohë, Thaçi, përmes një letre drejtuar shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nisma e tij që ta transformojë FSK-në në Ushtri nuk mund të konsiderohet unilaterale, sepse sipas tij, opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë është duke punuar në këtë drejtim./e.a/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: