T'i shpëtosh jetën peshkaqenit (Foto & Video)

T'i shpëtosh jetën peshkaqenit (Foto & Video)
Disa zhytës profesionistë në Bahamas, i kanë ardhur në ndihmë një peshkaqeni, i cili dukej se nuk do të jetonte gjatë për shkak të një litari që po i shkaktonte plagë të mëdha.

Nga sa dallohet në video, peshkaqenit i kishte ngecur kohë më parë një litar dhe ndërsa grabitqari rritej i ngushtohej gjithnjë e më tepër, duke i shkaktuar plagë që do të sillnin dhe ngordhjen e këtij peshku.

Me një guxim të pabesueshëm, zhytësi Skyler Thomas, së bashku me dy operatorë është hedhur brenda në ujë mes peshkaqenëve dhe i kanë hequr njërit prej tyre litarin që i shkaktonte edhe dhimbje. /e.a/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: