Tonik me petale trëndafili

Tonik me petale trëndafili
Mblidhni disa trëndafila të freskët dhe me aromë të theksuar, por në pamundësi të kësaj mund të blini petale të thara në farmaci. Përgatit një tenxhere me një litër ujë natyral dhe vere te zieje.

Ndërkohe, këpusni petalet (nëse morët trëndafila të freskët), ose përgatisni ato të blerat. 40 gramë petale hidhini ne një tenxhere tjetër, shtoni aty ujin që valoi dhe lëre për 30 minuta. Filtrojeni dhe eliminoni te gjitha petalet. Lëreni te ftohet dhe filloni të bëni trajtimin me të. Mermi kompresa dhe vendosini tek sytë, mbajeni për 20 minuta. Mund ta aplikoni këtë mënyre disa herë në ditë.

Tonikun e trëndafilit mund ta përdorni edhe për të larë fytyrën, trupin ose zona të irrituara duke e lyer me pambuk ose komprese (gjithmonë pas pastrimit klasik me sapun). Nëse do e përdorni si tonik, duhet ta ruani në frigorifer në shishe qelqi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: