Beyonce është ylli i rrjeteve sociale, 1 postim kushton 1 mln $

Beyonce është ylli i rrjeteve sociale, 1 postim kushton 1 mln $
Mbretëresha e padiskutueshme e muzikës pop, artiste me dhjetëra çmime të fituara, në 10-en e grave më të pasura të botës dhe tani edhe një minierë ari në rrjetet sociale.

Beyonce, është sipas "D'Marie Analytics", kompani që përllogarit statistika në rrjetet sociale, njeriu më ndikues në Instagram. Çdo postim i saj vlen më shumë se 1 milion dollarë.

Janë të shumtë faktorët që e kanë bërë “Quuen B” një divë në këtë rast, me vlerën më të madhe ekonomike të pranishme në rrjetet sociale, ndonëse është vetëm e 22-ta në renditjen e personave më të ndjekur në ueb (1.417 postime totale dhe më shumë se 98 milionë ndjekës).

“Fakti që publikon pak gjëra, por ekskluzive dhe shumë të detajuara, e ka çmendur publikun e saj. Sot, sa më pak të publikosh, aq më shumë ndiqesh”, - ka thënë Frank Spadafora, drejtor i “D’Marie”.

Popullariteti i këngëtares është vënë në dukje që në fillim të vitit, kur përmes Instagramit ka njoftuar se ishte shtatzënë me dy binjakë. Postimi arriti deri në 6 milionë e 335 mijë ‘like’ brenda 8 orësh, duke thyer rekordin e mëparshëm të postimit më popullor të sajtit dhe duke u bërë postimi më i klikuar gjithnjë në Instagram.

Beyonce ka zhvendosur Selena Gomez nga vendi i parë, postimi i së cilës kushtonte “vetëm” 775.000 dollarë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: