Aksident rrugor në Kamëz, plagosen 3 persona

Aksident rrugor në Kamëz, plagosen 3 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë në rrugën ‘Berisha’, ndërsa janë plagosur 3 persona, të cilët janë nxjerrë nga makina nga shërbimi zjarrfikës.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur. Mësohet se një prej mjeteve të përshirë në aksident është tip ‘Mercedez Benz’. Forca police në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Policia bën me dije se në S.Q.U. janë dërguar shtetasit F. P., 30 vjeç, K. K., 34 vjeç dhe M. M., 28 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: