Aksidenti në Vlorë, mjeti me shpejtësi të madhe merr para edhe 4 mjete të tjera

Aksidenti në Vlorë, mjeti me shpejtësi të madhe merr para edhe 4 mjete të tjera
Një aksident automobilistike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, në bulevardin e qytetit.

Në aksidentin e regjistruar rreth orës 23:15 janë përfshirë pesë mjete dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Një automjet tip Porch, i cili ishte duke lëvizur me shpejtësi  të madhe në bulevardin kryesor Vlorë-Skelë, pranë zonës së fabrikës së orizit, fillimisht ka goditur një automjet tip Alfa Romeo me targa AA678 FO dhe më pas ka përplasur dhe tre mjete të tjera të cilat ishin të parkuara në anë të rrugës kryesore.

Si pasojë e përplasjes së fortë janë dëmtuar edhe tre mjetet e tjera, dy prej të cilave thuajse plotësisht.

Automjeti Tip Peugeot me targa AA 315 EC dhe automjeti me targa AA 643 KF janë dëmtuar rëndë.

Shkak i aksidentit është bërë mjeti tip Porche, për shkak të lëvizjes me shpejtësi, duke humbur kontrollin dhe shkaktuar aksidentin e rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për aksidentin e ndodhur në orët e vona të së mërkurës pranë  fabrikës së orizit, ndërsa ka shoqëruar edhe drejtuesin e automjetit tip Porche që ishte edhe shkaktari i këtij aksidenti.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: