Aktori kosovar Selman Jusufi , “Aktori më i mirë” në “ÉCU The European Independent Film Festival”

Aktori kosovar Selman Jusufi , “Aktori më i mirë” në “ÉCU The European Independent Film Festival”
Aktori kosovar Selman Jusufi u shpall fitues i çmimit “Aktori më i mirë” për interpretimin e tij në filmin “Eho” nga Dren Zherka, në festivalin “ÉCU The European Independent Film Festival”.

Në festival këtë vit u shfaqën 73 filma nga 28 shtete,  ndër ta edhe filmi “Eho” i regjisorit Dren Zherka,  i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, i cili pati premierën ndërkombëtare në Montreal World Film Festival vitin e kaluar.

"Eho" flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal. Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj, një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij.

Filmi është i realizuar nga shtëpia filmike “ASHA” dhe “MAGUSfilms” me producent Alban Zogiani. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: