Akuzohen për 20 vjedhje në Durrës, shkatërrohet banda e hajdutëve të banesave

Akuzohen për 20 vjedhje në Durrës, shkatërrohet banda e hajdutëve të banesave
Policia e Durrësit nëpërmjet operacionit policor të koduar “Budva” ka goditur një bandë hajdutësh banesash në Durrës.

Në prangat e policisë kanë rënë 2 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Policia ka dokumentuar 20 raste vjedhje banesash në lagje të ndryshme të qytetit në ngarkim të katër personave.

Në cilësinë e provës materiale, blutë kanë sekuestruar një armë zjarri, fishekë, cannabis sattiva, automjete, pjesë të sendeve të vjedhura, vlera monetare dhe mjetet që kryenin veprimtarinë kriminale.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: