Angelina blen një vilë 25 mln $ dhe së shpejti rimartohet?

Angelina blen një vilë 25 mln $ dhe së shpejti rimartohet?
Gjashtë dhoma gjumi, 10 tualete dhe pastaj pishina, palestër dhe një park i madh rreth godinës. Vlera e tregut: 25 milionë euro. Kaq do të paguajë Angelina Jolie për t’u bërë pronare historike e rezidencës Cecil B. DeMille Estate, e konsideruar si më e bukura e Los Anxhelesit, ku do të transferohet së shpejti me fëmijët e saj.

Ndërkohë, zërat thonë se aktorja bukuroshe, ish-i i Brad Pitt, është e gatshme për një martesë të re me një filantrop të pasur dhe biznesmen, emri i të cilit akoma nuk është bërë i ditur.

Shumë dyshime qarkullojnë mbi këtë “gossip” të fundit për Angelina-s, edhe pse lajmi ka disa detaje. Revista 'In Touch Weekly', për shembull zbulon që aktorja është duke u përpjekur të përshpejtojë procedurat e divorcit pikërisht për t’u martuar dhe se të dy janë njohur vitin e shkuar në Londër.

Për marrëdhënien e re, gjithnjë sipas tabloidëve, duket se nuk është i kënaqur Brad, i cili, përveç se mendon se më shumë se dashuri e vërtetë është një hakmarrje nga ana e ish-gruas, i druhet ndonjë problemi mbi kujdestarinë e fëmijëve.

Beteja ligjore në fakt nuk ka përfunduar akoma dhe aktori ka të drejtë t’i shikojë fëmijët e tij, por vizita e tij duhet të aprovohet nga një psikolog. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: