Angelina Jolie drejt një martese të re?

Angelina Jolie drejt një martese të re?
Angelina Jolie duket se është gati për t’u martuar për të katërtën herë. Së fundi flitet se aktorja e Hollivudit është në një marrëdhënie me një biznesmen dhe po përshpejton procedurat e divorcit me Brad Pitt në mënyrë që të nisë një jetë të re.

“TMZ” raporton se një mik i familjes ka thënë se Jolie është në një romancë me një filantropistin dhe biznesmen britanik. Ata janë njohur në 2016 nga miq të përbashkët në Londër.

Vetëm 7 muaj pas ndarjes nga Brad, ajo duket se ka lënë gjithçka pas. Mirëpo, ende nuk dihen shkaqet e ndarjes mes tyre. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: