Arkansas, ekzekutohet dënimi i parë me vdekje; pezullohet i dyti

Arkansas, ekzekutohet dënimi i parë me vdekje; pezullohet i dyti
Arkansasi ka ekzekutuar të parin nga dy dënimet e programuara me vdekje: një gjykatës federal ka pezulluar përkohësisht të dytin, pasi avokati i të dënuarit ka paraqitur një apel, duke theksuar që i burgosuri i parë ka vuajtur pas injektimit vdekjeprurës.

Vuajtje, që sipas tij, mund të provohen edhe nga asistenti i tij, për shkak se është mbipeshë. I dënuari i parë, Jack Jones, 52 vjeç, u deklarua i vdekur në burgun e Cummins, rreth 120 km nga kryeqyteti Little Rock.

Arkansasi duhet të kishte ekzekutuar dy dënime me vdekje në të njëjtën ditë: bëhet fjalë për ekzekutimin e parë të dyfishtë në SHBA nga viti 2000.

Guvernatori i Shtetit, Asa Hutchinson, kishte programuar katër ekzekutime të dyfishta me vdekje në harkun e 11 ditëve, në mënyrë që të mund të kryheshin sa më shumë të ishte e mundur para se në fund të prillit të skadonin substancat e përdorura në injeksionin vdekjeprurës. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: