Arkeologu zviceran prezanton guidën e re arkeologjike të Shqipërisë

Arkeologu zviceran prezanton guidën e re arkeologjike të Shqipërisë
Arkeologu zviceran, Christian Zindel, njohës i mirë i Shqipërisë, prezantoi në Zyrih, Zvicër një guidë të re arkeologjike për Shqipërinë.

“Making-of”, kështu quhet projekti i cili ende nuk është shtypur si libër, botues dhe bashkautor i të cilit është Christian Zindel.

Në ceremoninë e organizuar nga shoqata “Shqipëri-Zvicër”, arkeologu i njohur  tregoi për konceptet, qëndrimet dhe debatet mes autorëve, që i kanë paraprirë shkrimit të projektit.

Autorët, të cilët janë ekspertë të shquar dhe njohës të Shqipërisë me këtë rast ndjekin shtigje të reja. Ata prezantojnë, në mënyrë objektive e ideologjike një vështrim të thelluar të vendeve e monumenteve më të rëndësishme dhe më pak të njohura të Shqipërisë, që nga Koha e Gurit e deri në vitin 1912.

Zindel  paraqiti pamje interesante që nga pikturat në shkëmbinj nga parahistoria, deri te fotografitë nga Fototeka Marubi në shekullin 19.

/j.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: