Arrestohet 30 vjeçari në Mirditë, kishte fshehur 19 kg kanabis në një magazinë

Arrestohet 30 vjeçari në Mirditë, kishte fshehur 19 kg kanabis në një magazinë
Sekuestrohen 19 kg lëndë narkotike kanabis në Mirditë.

Policia ka vënë në pranga Pavlo  Ndrecën, 30 vjeç, si posedues të lëndës narkotike.

Lënda narkotike u gjet në ambientet e jashtme të banesës së Ndrecës, në një magazine.

Sasia prej 19 kg kanabis ishte e futur në 4 qese plasmasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: