Australi, polici arreston të dehurin direkt në tv (Video)

Australi, polici arreston të dehurin direkt në tv (Video)
Ndonjëherë ndodh që të dërguarit, gazetarët apo të ftuarit të bezdisen nga persona që hyjnë në planin e kamerës.

Në Australi, më saktësi në New Galles të Jugut, ka ndodhur një rast i tillë jashtë stacionit të policisë në Albury me inspektorin Winston Woodward, që gjatë ndërhyrjes kap një të dehur, i cili afrohet duke ulëritur me fjalë të pista kundër të intervistuarit me një birrë në dorë.

Menjëherë polici është kthyer dhe e ka kapur, për ta arrestuar më pas dhe dërguar në stacionin e policisë.

Para se të bllokonte të dehurin, Woodward e ka detyruar të derdhë birrën në tokë. Oficeri, më pas ka kapur të dehurin nga bluza dhe e ka shoqëruar në brendësi të stacionit të policisë.

Një zëdhënës i Albury-t, ka thënë se protagonisti i ngjarjes është liruar me një paralajmërim për shkak të gjuhës ofensive dhe është gjobitur me 500 dollarë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: