Beata Beatz, drejt suksesit me shpejtësinë e dritës

Beata Beatz, drejt suksesit me shpejtësinë e dritës
Shumë e famshme në Gjermani, ylli i muzikës Beata Beatz është gati për të zbarkuar edhe në shtete të tjera.

Dhe për promovimin e saj ka zgjedhur të mësojë gjuhën italiane dhe të sjellë këngën “Speed of Light”, në një bashkëpunim me reperin italian, Gué Pequeno për të bashkuar pop-in me rap-in, me një element të fortë sensual, siç tregon dhe “look”-u i këngëtares.

Këngëtarja u shndërrua menjëherë në një fenomen në rrjetet sociale, me shumë pëlqime dhe ‘like’ nga adhuruesit e kësaj rryme muzikore.

Për qershor 2017, është parashikuar dalja e albumit të ri të realizuar dhe prodhuar në Suedi, Gjermani dhe Itali. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: