Bie nga kati i tretë, mjeshtri i arteve marciale e shpëton (Video)

Bie nga kati i tretë, mjeshtri i arteve marciale e shpëton (Video)
Një punonjës ndërtimi në Kinë ishte duke rënë nga kati i tretë, pasi skela ku ai po punonte u rrëzua dhe ai ngeli i varur në ndërtesë.

Por për fat të mirë, aty pranë po kalonte ish-kampioni i arteve marciale, Ëu Qiang, i cili e ka pritur me duart e tij duke mos e lënë të binte në tokë.

Ngjarja ka ndodhur me 29 mars në Taicang të Kinës dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë të një dyqani privat, ku duket se si 48-vjeçari i shpëton jetën punëtorit.

Sipas mediave kineze, punëtori ishte rreth 50 vjeç dhe ka qëndruar i varur në një bordurë, duke kërkuar ndihmë deri sa ka rënë në duart e Qiang. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: