Britani, Mbretëresha Elisabeth II feston 91-vjetorin

Britani, Mbretëresha Elisabeth II feston 91-vjetorin
Me dhjetëra topa të vegjël me ngjyrë kanë animuar faqen në “Twitter” të familjes mbretërore angleze (“The Royal Family”) me rastin e 91-vjetorit të lindjes së mbretëreshës Elisabeth II.

Monarkja, e cila ndodhet në fron që nga vitin 1952 deri në 2015-ën, me rekordin e qëndrimit mes monarkëve britanikë, do të festojë publikisht në datën 2 qershor me rastin e paradës historike “Trooping the Colour”.

Monarkja e 63-të e Britanisë e ka udhëhequr vendin përmes ndryshimeve sociale ndërkohë që ajo vetë mbetet një simbol i stabilitetit në një botë që ndryshon.

E rritur me një edukatë të rreptë prindërore më Pallatin e Buckingham, Elizabeth mësoi shumë mbi lidershipin dhe udhëheqjen e shtetit.

Pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ajo u martua me kushëririn e saj të largët, togerin Philip Mountbatten, një stërnip i mbretëreshës Victoria. Në moshën 27-vjeçare, me vdekjen e babait të saj, Elizabeta u kurorëzua mbretëreshë. Gjatë mbretërimit të saj, Elizabeta II solli risi për monarkinë britanike me anë të vizitave të shumta të saj jashtë shtetit. Mbretëresha ka mirëpritur një sërë liderësh botërorë në vizitat e tyre zyrtare në Britani e gjithashtu edhe liderë fetarë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: