Dekreti i Nishanit, Haradinaj me bashkëshorten marrin shtetësinë shqiptare

Dekreti i Nishanit, Haradinaj me bashkëshorten marrin shtetësinë shqiptare
Edhe pse Ramush Haradinaj është ende në Francë, në pritje të vendimit të gjykatës për ekstradimin ose jo të tij në Serbi, nga Tirana vijnë lajme të mira për familjen Haradinaj.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar këtë të hënë dhënien e shtetësisë shqiptare për ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj.

Haradinaj u arrestua në janar të këtij viti nga policia franceze, pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Edhe pse ndaj këtij vendimi pati shumë reagime nga Kosova e Shqipëria, prej 4 muajsh, Ramush Haradinaj është në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës së Colmarit në Francë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: