“Dekriminalizimi” i futbollit, Duka: Listë për gjyqtarët që do të largohen

“Dekriminalizimi” i futbollit, Duka: Listë për gjyqtarët që do të largohen
Duket se dekriminalizimi ka prekur edhe “xhaketat e zeza” të futbollit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka paralajmëron furtunë në sistemin e arbitrimit.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në kuadër të nismës për ndërtimin e akademisë së arbitrimit,  kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u dha një mesazh të qartë gjyqtarëve që me gabimet e tyre të qëllimshme kërkojnë të paravendosin rezultatin e ndeshjeve, duke mos përjashtuar “bilbilat” e FIFA-s.

Kjo deklaratë e Dukës vjen në kulmin e polemikave për gjykime tendencioze.

Duka u siguroi pjesëmarrësve në kampionat se në fund të garës fituesi nuk do të përcaktohet kurrsesi nga vendimet e arbitrave.

Por presidenti i FSHF-së  nuk ngurroi t’i ftonte të gjithë aktorët e futbollit, që të krijojnë një klimë më pozitive ndaj gjyqtarëve.

Në fund, Duka u pyet edhe për letrën anonime nga Shqipëria drejtuar federatave europiane, kundër kandidimit të tij për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Ai siguroi se ndikimi i saj në rezultatin e votimin ka qenë zero.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: