Dëmtohet rëndë Ibrahimoviç, karriera në rrezik?

Dëmtohet rëndë Ibrahimoviç, karriera në rrezik?
Sezoni i Zllatan Ibrahimoviç është mbyllur pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e kthimit të Europa League kundër Anderlehtit.

Sipas televizionit “Sky Sports” dhe në pritje të një komunikate zyrtare të klubit anglez, sulmuesi suedez ka pësuar në këputje të ligamenteve të kryqëzuara të gjurit të djathtë.

Një dëmtim që do ta mbajë Ibrën gjatë në bokse, për rreth 8-9 muaj dhe ndoshta, ashtu siç druhen edhe tifozët – t’i thotë lamtumirë karrierës në moshën 35-vjeçare.

Teksa i skadonte kontrate me Mançesterin, menaxheri i tij, Mino Raiola kishte shtyrë për në fund të sezonit rinovimin, pas një viti të shkëlqyer të asistentit të tij.

Suedezi u detyrua të dalë nga fusha e lojës teksa ndjeu dhimbje të forta në gju pas një dyluftimi ajror.

I asistuar me barelë, Ibra pastaj u ngrit dhe me këmbët e tij eci dhe doli nga fisha i shoqëruar nga anëtarë të stafit mjekësor të Junajtid. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: