Derbi i Madridit në gjysmëfinale, Juventus luan me Monakon

Derbi i Madridit në gjysmëfinale, Juventus luan me Monakon
Shorti i hedhur në Nion përcaktoi që në gjysmëfinalet e Champions do të luhet derbi i Madridit, me Realin që sfidon Atletikon, ndërsa në takimin tjetër, Juventusi do të jetë përballë surprizës Monako.

Reali ishte skuadra e parë e tërhequr në short, me skuadrën e Zidane që sipas formulës do ta luajë ndeshjen e parë në “Bernabeu”. E ndërsa të gjithë rivalët ishin në ankth, goglat nxorrën si rivalin e “Los Blancos” rivalët e përjetshëm të Atletikos.

Një derbi europian, por që këtë herë do t'i vendosë përballë dy skuadrat e Madridit jo më në finale, por në pengesën e fundit për të arritur në ndeshjen për trofeun në Kardif. Kjo do të jetë hera e pestë që Reali dhe Atletiko do të luajnë në Kupat e Europës. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: