Derbi "kinez" i Milanos mbyllet në barazim mes emocionesh

Derbi "kinez" i Milanos mbyllet në barazim mes emocionesh
Interi dhe Milani kanë ndryshuar rolet, por rezultati ka qenë i njëjtë. Në derbin e fazës së parë, ka qenë Milan që ka kaluar në avantazh të dy golave, para se Inter të kundërpërgjigjej me Candreva dhe Perisic duke fiksuar rezultatin në 2-2.

Sot ka qenë Inter që ka shënuar dy herë me Candreva dhe Icardi në pjesën e parë, ndërsa Milan është kundërpërgjigjur në pjesën e dytë duke barazuar gjithçka me Ronagnoli-n dhe Zapata në minutën e 97-të të kohës shtesë.

Një rezultat ky që i lë të pandryshuara pozicionet e dy ekipeve në renditje, me kuqezinjtë që kanë një avantazh prej dy pikësh.

Edhe pse pa fitues, derbi i Milanos dhuroi shumë emocione, ndoshta të shumta ishin edhe për tifozët në Kinën e largët, që në këtë derbi ishin më të shumtë se kurrë më parë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: