Dy filma dokumentarë mbi grupin Rolling Stones

Dy filma dokumentarë mbi grupin Rolling Stones

Grupi muzikor Rolling Stones vazhdojnë të përfitojnë më shumë para nga daljet e tyre publike përmes alternativave të reja të industrisë së muzikës.

Kështu, turi i tyre i zhvilluar në 2016 në Jug të Amerikës, solli prodhimin e dy filmave dokumentar, një mbi koncertin historik të mbajtur në Havana në përfundim të turneut të titulluar “Havana Moon in Cuba”, tjetri “Olè! Olè! Olè! Udhëtim në Amerikë”, që do të shfaqen në 100 kinema italiane.

Regjisori Paul Dugdale shfrytëzoi momentin të ndjekë në dhjetë qytete të Amerikës latine, grupin muzikor më të madh të rrokut , për të realizuar një film rruge, që për protagonistë ka katër legjenda të muzikës dhe që është një himn për fuqinë unifikuese të Rock’n’Roll, në gjendje për t’i dhënë të rinjve një gjuhë të përbashkët.

Tregimi ndjek dy linja paralele . Njëra prezanton koncertet që për Rolling Stones janë celebrimi i një karriere tashmë legjendë. Tjetra është pas kuintave, me momentet më intime dhe befasuese.

/j.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: