Ekspertët: Sot depresioni po kurohet më shumë online

Ekspertët: Sot depresioni po kurohet më shumë online
Shqetësimet mendore në ditët e sotme, po kurohen më shumë në web. Janë rreth 3000 aplikacione të shkarkuara përmes të cilave psikologët i ofrojnë asistencë virtuale pacientëve. Për të diskutuar mbi trendin e ri, janë mbledhur disa specialistë në Firence të Italisë, në Kongresin 25-të të Shoqatës Europiane të Psikiatrisë (EPA). Presidentja e  EPA-së është shprehur se menaxhimi virtual i pacientit, nëpërmjet pajisjeve elektronike, u jep mundësinë për të arritur dhe për të trajtuar një numër më të madh të njerëzve dhe sidomos ato persona të cilët kanë problem mendore. Gjithashtu, ajo shton përparësinë e reduktimit të kostove për shpenzimet e kujdesit mjekësor.

Ato kanë nxjerrë në pah disa nga avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të këtyre aplikacioneve, duke përfshirë rrezikun e mungesës së privatësisë në raportin mjek-pacient, si edhe humbja e marrëdhënieve mjek-pacient, gjë që do të sillte një sjellje jo etike nga mjekë joprofesionistë. Në epokën e re të teknologjisë, edhe kujdesi i çrregullimeve mendore  po bëhet gjithmonë edhe më virtuale, dhe, në disa raste, pacientët menaxhohen në distancë.

Vlerësimet tregojnë se 6% e aplikacioneve janë të dedikuara shëndetit mendor. Dhe ato përmbajnë një gamë të gjerë të shërbimit mendor. Njerëzit në rreth 31përqind të rasteve (me një përqindje më shumë se dyfishi në krahasim me 2010),  përdorin aplikacionet ne internet ose në celular, të cilat u ofrojnë informacion rreth sëmundjeve specifike, metodave për menaxhimin e trajtimit, psikoterapi dhe program i vizitave online. Ky është një trend i cili vazhdon të rritet dhe deri në vitin 2020, parashikohet të rritet me 50%.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: