Ekstradohet nga Italia 42-vjeçari i dënuar për një vrasje në 1997

Ekstradohet nga Italia 42-vjeçari i dënuar për një vrasje në 1997
Interpol Tirana ekstradon një tjetër shtetas shqiptar të dënuar për vrasje.

Almir Haruni, 42 vjeç, lindur në Gramsh, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë pasi akuzohet për vrasjen e një shtetasi me 06.08.1997.

Gjykata e Rrethit Gramsh me vendim nr.38, datë 09.07.2001, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale, “Vrasjes” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 76 e 278/ 2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Pas bashkëpunimit me Interpol  Roma, në vitin 2007 është bërë e mundur të lokalizohet në Itali, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane për veprën penale të “Trafikut të Drogës”.

I ekstraduari në PKK Rinas iu dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: