“Farsë e Real Madridit”, mediat “masakrojnë” arbitrin Kassai

“Farsë e Real Madridit”, mediat “masakrojnë” arbitrin Kassai
Crisitano Ronaldo dhe gjyqtari hungarez Viktor Kassai ishin “yjet”e shtypit europian.

Në Gjermani ata janë “mallkim”, teksa portugezi shënoi mbrëmë tre gola, i ndihmuar edhe nga vendimet e arbitrit hungarez, që mori kritikat më të ashpra nga Italia.

Sipas “Bild”, “Mallkimi Cristiano! Është e hidhur.”

Bayern bie në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Realit. Super-ylli portugez Cristiano Ronaldo shënoi tre gola për të përfunduar 4-2, pas kohës shtesë.

“Bild” shkruan,  -“Eliminimi më i hidhur i Bayern. Gabime të trasha të gjyqtarit, gola jashtë loje!” Të gjitha këto shkatërruan ëndrrën “hat-trick” të bavarezëve. Çfarë vendimesh, në mënyrë të gabuar”. Sipas, Süddeutsche Zeitung, - “Ronaldo shkatërron shpresat e Bayern”.

Me pesë gola në të dyja çerekfinalet, lojtari i Real Madridit ka vendosur kualifikimin e të tijve. Sidoqoftë, arbitri luajti një rol kyç në rezultatin dramatik 4-2. Cristiano Ronaldo shënoi tre gola në “Bernabeu”, njëri prej të cilëve në pozicion jashtë loje (2-2)”. Sipas Die Ëelt (Berlin) “Cristiano Ronaldo u bë makthi i Bayern. Thuajse i vetëm, sulmuesi portugez eliminoi Bayern nga Liga e Kampionëve. Ylli i Real Madridit shënoi pesë gola në të dyja ndeshjet. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pati fjalë emocionuese për të”. “Kicker.de” shkruan, “Cristiano Ronaldo përfundon ëndrrën e Bayernit në Champions.”

Lojtari vendimtar për Realin ishte përsëri Cristiano Ronaldo, i cili shënoi tre gola, më vendimtari prej tyre ishte “offside”.  “SportBild.de” shton më tej, “Ronaldo shkatërron ëndrrën e Bayern Munich. Është e hidhur, sepse lojtarët bavarezë u treguan luftëtarë të mëdhenj. Bayern ishte i tronditur nga goli “offside” i “trigoleador”-it Cristiano Ronaldo”.

Corriere dello Sport në Itali,  “Skandal Real. Arbitri eliminon Bayernin e Ancelotti. Grotesk dëbimi nga fusha me karton të kuq i Vidal, ndërkohë që Casemiro është falur nga arbitri hungarez. Ronaldo bëri tripletë, por nënshkroi golin më vendimtar, që ishte “offside” e pastër. Farsë e Real Madridit”.

Sipas “Tuttosport” në Itali, “Reali i ndihmuar nga arbitrat eliminon një Bayern të madh. I padrejtë kartoni i kuq për Vidal dhe dy gola “offside” nga Ronaldo.”

“La Gazzetta dello Sport, gjithashtu kritikoi arbitrin, “Ronaldo dhe helm. Arbitri Kassai ishte katastrofik. Bayern u la pa të drejtë me 10 lojtarë në fushë. Dy gola “offside” në favor të madrilenëve.

“L’Equipe” në Francë,  “Cristiano Ronaldo dërgon në gjysmëfinale të Champions-it Real Madridin, pas një ndeshjeje të çmendur kundër Bayern Munich. Gjithçka ndodhi në 120 minutave lojë. Ronaldo bëri tripletë, ndërsa arbitrimi i Viktor Kassai ishte i diskutueshëm”.

“The Guardian” në Angli,  vë në diskutim gjithashtu tripletën e Ronaldos, “Një “hat-trick” i diskutueshëm i Ronaldos rikthen në terezi Real Madridin. Portugezi shënoi dy gola “offside”, pasi Arturo Vidal u dërgua për fat të keq jashtë fushe me karton të kuq. Real Madridi ndëshkoi në kohë shtesë.

Sipas “The Daily Telegraph”,  “Vendimet e arbitrit e shpërqendruan vëmendjen nga “hat-trick” i Cristiano Ronaldos. Një lojë e shkëlqyer, kaotike, dramatike, madje epike, por edhe jashtëzakonisht e diskutueshme. Ronaldo bëri histori, por brenda një viti do të ndjehet çfarë lloji ndeshjeje do të kishte qenë, nëse “VAR” do të ishte futur më pare në përdorim.

“Daily Mail”  shton “Real Madrid arrin gjysmëfinalen e shtatë radhazi të Ligës së Kampioneve në sajë të gabimeve arbitrale dhe dy golave “offside” të Cristiano Ronaldos.”

“Gjykimi ishte mizor me Bayern Munich, sepse u përjashtua në mënyrë aspak rigoroze nga fusha, me karton të kuq, Vidal.”

“Bavarezët kanë pse të ankohen, sepse goli i dytë dhe i tretë i Cristianos

Real Madrid-Bajern Mynih 4-2 (6-3 rezultati i përgjithshëm)

Shënues: Ronaldo 76’, 104’, 110', Asensio 115'/Levandovski 52’ (11-m) Ramos 78 (autg)

Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Nacho, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Isco (Vazquez 71’), Benzema (Asensio 64’), Ronaldo. Trajner:  Z. Zidane

Bayern Munich: Neuer, Lahm, Boateng, Hummels, Alaba, Robben, Alonso (Mueller 75’), Vidal, Thiago, Ribery (Costa 71’), Levandovski (Kimmich 88’). Trajner: C. Ancelotti

Gjyqtar: Viktor Kassai (Hungari)

Statistika:                            Real-Bajern

Goditje në portë:                 11- 3

Goditje jashtë:                    11- 11

Zotërimi i topit: (%)         47-53

Korne:                                  7-22

Pozicione jashtë loje:        3-2

Faulle:                                  7-22

K.Verdhë:                             1-4

Shpërndajeni me miqtë tuaj: