George Clooney i jep fqinjëve 45 mijë paund për pushime

George Clooney i jep fqinjëve 45 mijë paund për pushime
George Clooney i kanë dhënë një shpërblim prej 45 mijë paund fqinjëve të tyre për shqetësimin që ju vjen nga rinovimi i shtëpisë.

 

Marrëveshja e arritur me John Grove, 58 vjeç dhe bashkëshorten e tij Clare, 49, përfshin edhe pushimet në Korfuz dhe një qëndrim 6 ditor në një hotel luksoz, si dhe një shumë të madhe prej 30 mijë paund.

 

Ristrukurimi i shtëpisë së çiftit Clooney në Berkshire nisi në fund të 2015, dhe përfshiu ndërtimin e një kinemaje me 12 ndenjëse, një sistem nëntokësor ujitës, pishinën dhe një fushë tenisi.

 

Për fqinjët Grove kjo përkthehej në një zhurmë e ndotje të përditshme nga kamionët, makinat dhe punimet që bëheshin prej afro një viti.

 

Në këtë pikë, çifti Clooney transportoi 1 mijë pemë të rritura në pronën e tij me kamionë dhe i vendosi përreth ndërtesës për të mbrojtur privatësinë e tyre.

 

“Një fakt i njohur në fshat është se fqinjët e afërt të Clooney ishin mjaft të bezdisur nga punimet e ndërtimeve. Në kulmin e punës vinin rreth tre kamionë të mëdhenj në një rrugë të ngushtë që të çon në shtëpinë e tyre çdo ditë”, thotë një burim.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: