Greqi ndalohet Shqiptari,makinën e kishte mbushur me kanabis

Greqi ndalohet Shqiptari,makinën e kishte mbushur me kanabis
Një tjetër shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur duke transportuar një sasi të konsiderueshme droge drejt vendit fqinjë. Informacionet paraprake bëjnë me dije se arrestimi i radhës është bërë në vendin e quajtur Komboti, në afërsi të Artës. Një 29 vjeçari nga Shqipëria i janë kaluar prangat, pasi në makinën që drejtonte u gjet një sasi e madhe kanabisi. Sipas komunikatës së policisë, ai u ndalua për kontroll pas një sinjalizimi që kishin patur shërbimet kompetente. Brenda makinës u gjet një sasi droge prej 119, 3 kg kanabis, e ambalazhuar në 27 paketa.

Pas verifikimit rezultoi se makina i përkiste një firme që jepte automjete me qera dhe ishte marrë nga një shtetas grek, i moshës 40 vjeç, që tashmë po kërkohet nga policia. I arrestuari është dërguar në prokurorinë e Artës, ku pritet t’i komunikohen akuzat për import, transport dhe trafikim droge.

S.I

Shpërndajeni me miqtë tuaj: