Gruaja e Michael Buble thyen heshtjen për të birin

Gruaja e Michael Buble thyen heshtjen për të birin
Është kthyer buzëqeshja në fytyrën e Michael Buble dhe bashkëshortes së tij, Luisana Lopilato, pasi djali i tyre 3 vjeçar, Noah, ka mposhtur kancerin në mëlçi. Aktorja 29-vjeçare ka folur për herë të parë gjatë një konference për shtyp në Buenos Aires: “Kur të ndodhin gjëra të tilla, në jetën tënde bën ndryshime. Është ajo që na ka ndodhur edhe ne, tani jeta ka më shumë vlerë. Të shijojmë tani të tashmen”.

“Do të doja të falënderoja njerëzit për mbështetjen që na kanë dhënë, për lutjet dhe dashurinë e tyre. Dua që ta dinë se kanë qenë një ndihmë e madhe për të kaluar gjithë këtë. Për mua nuk është e lehtë të flas për këtë që ndodhi, sepse ka ndodhur së fundmi dhe është një çështje shumë e ndjeshme”.

Michael Bublé dhe bashkëshortja, së bashku me Noah dhe vëllanë e vogël, Elias një vjeç e gjysmë, janë kthyer në Argjentinë pas përfundimit të kimioterapisë në SHBA. Gjatë konferencës për shtyp të prezantimin e filmit “Los que Aman”, Luisana ka falënderuar producentët, që e kanë lejuar të qëndrojë pranë të birit në këto muaj të tmerrshëm.

“Shërimi i djalit tim është një proces shumë i gjatë. Ai do të vazhdojë t’u nënshtrohet kontrolleve të rregullta, por jam pozitive rreth së ardhmes. Teksa shikoj Noah të rritet i lumtur, kjo gjë më jep forcë për t’u kthyer për të përfunduar filmin”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: