Grusht gjyqtarit, 7 ditë burg futbollistit të Domosdovës

Grusht gjyqtarit, 7 ditë burg futbollistit të Domosdovës
Shtatë ditë burg është “kostoja”, nëse godet me grusht gjyqtarin e ndeshjes.

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër vendosi masën e sigurisë 7 ditë burg për lojtarin e skuadrës së Domosdovës, Kristjan Lleshi, i cili dhunoi arbitrin e  ndeshjes së Kategorisë së Dytë.

Incidenti u shënua gjatë fundjavës në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Tepelenës dhe Domosdovës.

Futbollisti nga Prrenjasi, goditi gjyqtarin dhe u arrestua në fushë, nën akuzë për “dhunë për shkak të detyrës”.

Lleshi e goditi me grusht arbitrin Ardit Merdanaj nga Vlora, pasi ai dha një penallti në favor të Tepelenës. Megjithatë, për lojtarin dhe ekipin e Domosdovës më të rënda pritet të jenë masat që do të merren nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: