Hollywood në zi, vdes komediani Charlie Murphy

Hollywood në zi,  vdes komediani Charlie Murphy
Charlie Murphy, komediani i mirënjohur amerikan ka vdekur në moshën 57 vjeçare, raporton BBC.

Charlie është vëllai i madh i komedianit, Eddie, me të cilin kishin bashkëpunuar në filmat “Are We There Yet”, “The Boondocks”, “Norbit”, dhe “Vampire in Brooklyn”.

Sipas menaxherit të tij, Charlie ka vdekur nga leuçemia në mëngjesin e sotëm në një spital në New York.

Anëtarët e familjes thonë se janë të shokuar nga ky lajm, pasi kanë menduar se gjendja e tij po përmirësohej.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: