Inter-Milan rikthehet me shifra rekord, 862 milionë telespektatorë

Inter-Milan rikthehet me shifra rekord, 862 milionë telespektatorë
Derbi i Madoninës pritet të gjejë një stadium të mbushur plot e për plot dhe entuziazmi nga ana e tifozerive të të dyja skuadrave është i madh.

Një tjetër element jo pak i rëndësishëm është edhe shuma që do të arkëtohet nga shitja e biletave. 4 milionë Euro është shifra e përfituar, një rekord absolut ky në Seria A.

Kjo shumë kalon ndjeshëm atë të shtatorit të vitit të kaluar, në një tjetër derbi, Inter-Juventus ku  nga shitja e biletave u regjistruan 3.943.000 Euro.

Derbi i “Madoninës” do të luhet në orën 12:30 dhe në Itali kjo është e para herë, që një ndeshje e një niveli të tillë për nga rëndësia do të  luhet në këtë orar.

Përballja  ka shkaktuar interes të madh nga ana i tifozëve kinezë, të cilët janë përfshirë edhe më shumë në futbollin Italian që pas marrjes në zotërim të këtyre dy klubeve nga dy bashkëkombës të tyre, siç janë Suning te Interi dhe së fundmi Li Yonghong tek Milan.

Në total Inter-Milan do të shikohet nga 862 milionë telespektatorë nga mbarë bota.

Gjasat janë  që kjo përballje  mund të shndërrohet në sfidën më të ndjekur, falë 39 plataformave dixhitale që do ta transmetojnë ndeshjen e javës sw 31-tw tw Seria A, Inter-Milan .

a.m

 

Seria A

Java 31-të – 15 prill

Ora 15:00

Inter-Milan (12:30)

Cagliari - Chievo

Fiorentina - Empoli

Genoa - Lazio

Palermo - Bologna

Pescara - Juventus

Roma - Atalanta

Torino - Crotone

Sassuolo - Sampdoria

Napoli – Udinese 20:45

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: