Itali, arrestohet shqiptari me 83 kg drogë të fshehura në banesë

Itali, arrestohet shqiptari me 83 kg drogë të fshehura në banesë
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Sanremos me akuzën për përgatitjen dhe konfeksionimin e lëndëve narkotike me qëllim trafikimi. Në pranga ka rënë 42-vjeçari Arjan Bashmeta, të cilit iu kap 83 kg kanabis sativa të fshehura në ambientet e shtëpisë të shndërruar në laborator droge.

Bashmeta, i dëbuar në vitin 2015 dhe i futur në mënyrë klandestine sërish në Itali në 2016-ën, përdorte deodorantë për të mbuluar erën e drogës për të mos shfaqur dyshime të fqinjët.

Në banesën e tij është gjetur një laborator i vërtetë droge  për përgatitjen e konfeksionimin e dozave të saj.

Pak kohë më parë ai është rikthyer në qytetin e Sanremos, duke përfituar nga bashkëshortja e tij e cila zotëron leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Shtypi italian raporton se shqiptari ishte një nga shpërndarësit më të mëdhenj të drogës në provincën e Imperias.

Duke parë se ishte një person që dyshohej për trafiqe të paligjshme, policia e kishte përgjuar, duke e mbajtur nën vëzhgim deri sa zbuloi lëndën narkotike. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: