Itali, ndalon ndeshjen për t'i propozuar të dashurës (Video)

Itali, ndalon ndeshjen për t'i propozuar të dashurës (Video)
“Dëshiron të martohesh me mua?”, ka qenë propozimi për martesë që është bërë dje pasdite nga volejbollisti italian Ivan Scisci në adresë të dashurës së tij Anna Reggi, para ndeshjes së fundit të ekipit Cassano Magnano, që militon në kampionatin italian të Serisë A1.

Por volejbollisti ka vendosur ta bëjë këtë propozim në një mënyrë krejt të veçantë, duke përfshirë edhe shokët e skuadrës.Ata u thirrën në fushë një e nga një nga spikeri dhe secili mbante mbi shpinë një gërmë, duke formuar fjalë e famshme “dëshiron të martohesh me mua”.

E dashura e volejbollistit që ndodhej në tribunë, ka bërë “PO” me kokë mes lotëve dhe emocionit, pasi nuk e priste këtë gjest të të dashurit të saj. Ajo zbriti në parket dhe ka përqafuar të dashurin e saj, bashkëshortin e ardhshëm. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: