Itali, shqiptari kapet me 260 kg marijuanë në furgon

Itali, shqiptari kapet me 260 kg marijuanë në furgon
Policia italiane e qytetit të Romës ka arrestuar sot një shtetas shqiptar 20 vjeçar me akuzën e trafikut të lëndës narkotike të tipit marijuanë. Arrestimi i shqiptarit erdhi pas një kontrolli të policisë rrugore në rrugën Boccea të Romës.

Në furgonin me të cilin ai udhëtonte u gjetën rreth 260 kg marijuanë e konfeksionuar në 44 pako.

Shtetasi shqiptar në momentin e parë ka tentuar të evitoj postobllokut të policisë italiane. Pas ndalimit forcat italiane të rendit kanë zbuluar në pjesën e pasme të furgonit sasinë e drogës.

Shqiptari 20 vjeçar rezulton pa adresë banimi në Itali e ndaj tij është lëshuar urdhri i arrestimit me burg në strukturën Regina Coeli të Romës.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: