Gjermani, Ivanka Trump do të marrë pjesë në samitin e grave të Berlinit

Gjermani, Ivanka Trump do të marrë pjesë në samitin e grave të Berlinit
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane  Angela Merkel dhe drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde do të marrin pjesë në një tryezë të rrumbullakët në kuadër të samitit “Women 20” organizuar në kuadër të presidencës gjermane të G20-s.

Në samitin e ashtuquajtur “Gratë20” W20  do të mblidhen rreth 100 të deleguar të grupit të vendeve të G20-s përfshirë dhe drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ministren e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland dhe mbretëreshën Maxima të Holandës.

Ivanka Trump do të marrë pjesë në një panel diskutimi mbi zhvillimin ekonomik dhe profesional të grave, si dhe do të vizitojë një kolegj profesional, ambasadën e SHBA-së dhe Memorialin e njohur të Berlinit kushtuar hebrenjëve të vrarë të Evropës.

Aktivistët me qendër në Berlin do të zhvillojnë sot një demonstratë, jashtë muzeut Kunsthalle kundër “hipokrizisë së pjesëmarrjes së Ivanka Trump në W20”.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: