Kapen 48 kg kanabis në kufirin midis Shkodrës dhe Malit të Zi, autorët zhduken në pyll

Kapen 48 kg kanabis në kufirin midis Shkodrës dhe Malit të Zi, autorët zhduken në pyll
Një sasi prej 48 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga polica kufitare në Shkodër, gjatë ditës së sotme.

Shërbimet e policisë bëjnë me dije: Gjatë patrullimit të kufirit jeshil në afërsi të piramidës A-2-9/1, në kufi me Malin e Zi, në vendin e quajtur Bukoviç, mbi  fshatin Brigjë, Hot, Malësi e Madhe, në orët e para të mëngjesit kanë konstatuar  me anë të Kamerave Termike disa persona që po lëviznin  në drejtim të Malit të Zi duke transportuar dy thasë ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike. Personat  porsa kanë parë se po i ndiqte Policia kanë fshehur lëndën narkotike dhe janë larguar në drejtim të pyllit. Si rezultat i krehjes së zonës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë ku brenda tyre kishte 44 pako me peshë rreth 48 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Policisë vijojnë hetimet dhe  krehjen e zonës ku u zbulua lënda narkotike për të bërë të mundur  kapjen e personave përgjegjës.

Materialet procedurale lidhur me këtë ngjarje i kanë kaluar  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: