Kei “gjuan” vajzat e shtëpisë, pas Fotinisë puth Katerinën

Kei “gjuan” vajzat e shtëpisë, pas Fotinisë puth Katerinën
Thuajse të gjithë banorët e kanë tepruar në Dasmën e Ademit me Ejonën, por më tepër nga të gjithë duket se e ka tepruar Kei, e cila pasi iu vardis Fotinisë dhe për paksa iu shpreh se e do, puthi në buzë Katerinën.

“Ju dua të gjithëve, sinqerisht”, thotë Kei pasi puth Ejonën në faqe, e më pas Katerinën në buzë, e cila kishte shkuar ta përqafonte në shtrat, teksa aty ishte edhe “dhëndri me nusen”.

Katerina është larguar menjëherë nga krevati i Keit, pas këtij gjesti, por duket se nuk e ka marrë për keq, teksa shkon dhe i tregon Lupçes dhe banorëve të tjerë se ishte kafshuar në buzë nga Kei.

Lupçe dhe banorët e tjerë e shikojnë dhe qeshin me këtë situatë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: