Keira Knightley kthehet tek Piratët e Karaibeve

Keira Knightley kthehet tek Piratët e Karaibeve
Keira Knightley, pas 10 viteve pas daljes së parë në sagën e filmit “Piratët e Karaibeve”,   do të kthehet në rolin e Elizabeth Swann.

Në krah të saj do të kthehet Orlando Bloom në rolin e Will Turner. Në pamjet promovuese , aktorja duket vetëm në një fragment të shkurtër, por kjo mjafton për të ndezur entuziazmin për daljen e programuar për 24 majin.

Si Orlando Bloom dhe Keira Knightley kishin vendosur të braktisnin filmin pas “Piratët e Karaibeve -Në kufi të botës”.

Kapitulli i pestë është drejtuar nga regjisorë norvegjezë Espen Sandberg dhe Joachim Ronning. Në kast kthehet edhe epiku Johnny Depp në rolin e kapitenit Jack Sparrow, ndërsa Javier Bardem interpreton Salazar.

Mes hyrjeve të reja në kast do të jetë edhe Kaya Scoledario, që interpreton astronomen Carina Smyth. Revista “Nme” risjell një kuriozitet, në film do të shikojmë në një gur të gdhendur edhe Paul McCartney. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: