Kjo është Epoka e Cristiano-s, çdo golashënues tjetër prehistorik

Kjo është Epoka e Cristiano-s, çdo golashënues tjetër prehistorik
Pak momente para ndeshjes “El Clasico”, Real Madrid-Barcelona, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer.

Raul mbante veshur fanellën me numër 7 të Real Madrid, gjatë sezonit të parë të Cristiano Ronaldos te e njëjta skuadër. Ai ishte tipi i lojtarit të Madridit, që tifozët e kësaj skuadre kishin në mëndjen e tyre për një golashënues tipik. Raul iku në fund të sezonit 2009-10, teksa ishte shpallur edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Realin e Madridit.

I adhuruar nga të gjithë tifozët në Madrid, Raul u largua drejt Shalke, me plot 323 gola të shënuar në  741 ndeshje për Real Madrid.

Raul ishte 33-vjeç kur la kryeqytetin spanjoll.  Cristiano Ronaldo është aktualisht 32 vjeç dhe madje në garë për një fazë tjetër në karrierën e tij, për një sfidë tjetër, dhe për shumë më tepër gola. Ai ka shënuar 395 gola në 386 ndeshje me Realin e Madridit.

Pra, 63 gola më shumë se Raul në 355 më pak se ai.

Raul shënoi një mesatare prej një gol në 2.29 ndeshje. Mesatarja e Ronaldos është një gol në çdo 0.98 ndeshjesh. Nëse ai luan ndeshje aq sa Raul, dhe vazhdon të shënojë me këto ritme, Ronaldo do ta mbyllë karrierën me Real Madrid, me plot 755 gola. E garantuar është se ai do të luajë edhe për 6 sezone të tjera, sepse firmosi një kontratë pesë vjeçare sezonin e kaluar.

Ronaldo e kaloi Raul si golashënues me një rekord, që në sportet e tjera ky koefiçent kërkon dekada, madje shekuj.

Ronaldo shënoi pesë gola në dy ndeshje, gjatë kualifikimit të fundit të Real Madrid, ndaj Bajern Mynih, në Champions. Ai është lojtari i parë në historinë e Champions që shënon mbi 100 gola në këtë kompeticion. Gjithashtu, 20 nga 100 golat e tij në Champions, janë shënuar pas minutës së 76-të të ndeshjeve.

Ai shënoi 26 gola në 29 ndeshje gjatë sezonit të parë, 2009-10, si dhe ka shënuar 19 gola në 24 ndeshje gjatë këtij sezoni. 17 gola nga 19 të këtij sezoni, i ka shënuar brenda zonës.

Ai me të tilla shifra, ngjason me Serena Uilliams në tenis.

Kur e nisi karrierën me Real, ishte  Ronaldo “7” që vishte numrin 9. Tani ai ngjan me numrin “9”, që vesh fanellën me numrin “ 7”.  Me këto shifra të Ronaldos futbolli duhet të ndahen në dy pjesë:  Para Epokës së Cristianos, dhe tani, Epoka e Cristianos. Kur të lërë karrierën, kjo e fundit do të zëvendësohet me, “Epoka pas Cristianos”.

A.M

Shpërndajeni me miqtë tuaj: