KLSH kallëzon penalisht 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t në Lezhë

KLSH kallëzon penalisht 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t në Lezhë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në prokurori 3 ish- zyrtarë të ALUIZNI në Lezhë me akuzën e shpërdorimit të deyrës. KLSH bën me dije se ka depozituar kallëzim penal për ish-drejtorin dhe 2 ish-përgjegjës të ALUIZNI pasi nga auditimi i kryer në këtë institucion rezulton se keta përgjegjës i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik me vlerë 5.9 milionë lekë si dhe shkelje të disiplinës financiare me vlerës 14.3 milionë lekë.

Sipas KLSH-së, të kallëzuarit kanë kryer legalizime në zona të ndaluara me ligji, siç janë ato afër rrugës kryesore, lumenjve, kanaleve kryesore, etje, pa dokumentacion, si dhe duke shmangur pagesat e detyrimeve financiare. Auditimi është kryer për vitin 2014 deri në vitin 2016.

“Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik e që konsistojnë në legalizime të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për P.L, ish- drejtori i institucionit, A.M, ish-përgjegjëse sektori, A.M, përgjegjës sektori dhe B.N, specialist për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës””, bën me dije KLSH. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: