Korçë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim për drogën në kufirin e gjelbërt me Greqinë

Korçë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim për drogën në kufirin e gjelbërt me Greqinë
Policia e Korçës njoftoi sot për arrestimin e Spartak Koçileri, 37 vjeç dhe Marsel (Melsi) Shaholli, 36 vjeç, të dy banues në fshatin Hoçisht- Devoll.

Në kërkim  u shpallën A.H, 45 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll dhe R.K, 27 vjeç, banues në Hoçisht.

Gjatë ditës së djeshme  në fshatin Vidohovë-Devoll, të arrestuarit kishin si synim të transportonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin Grek një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Sipas policisë të arrestuarit kishin qëllim të trafikonin 2 çanta sportive dhe 1 thes, brenda të cilave kishte 121 pako me lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa.

Pesha totale e drogës së sekuestruar nga policia  ishte 48 kg Cannabis Sativa.

Policia e Korçës lidhur me këtë ngjarje njofton: “Porsa kanë konstatuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat po patrullonin vijën e kufirit të gjelbër dhe po afroheshin në drejtim të tyre, këta shtetas kanë fshehur lëndën narkotike. Duke përfituar nga dendësia e pyllit, janë larguar me shpejtësi në një distancë të largët”.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: