Koreja e Veriut feston 85-vjetorin e ushtrisë me një manovër ushtarake

Koreja e Veriut feston 85-vjetorin e ushtrisë me një manovër ushtarake
Koreja e Veriut feston sot 85-vjetorin e krijimit të ushtrisë së saj me një manovër ushtarake, sipas shtypit koreano-jugor, ndërkohë që zërat njoftojnë për një test të mundshëm bërthamore apo lëshimin e një rakete.

Seuli njoftoi manovra me një aeroplanmbajtëse amerikane që pritet në rajon. Ekzistojnë shumë zëra mbi faktin që Pheniani mund të kryejë një provë të gjashtë bërthamore me rastin e kësaj ceremonie.

Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve Yonhap, që citon një burim qeveritar të paidentifikuar, Koreja e Veriut ka shënuar ngjarjen me “manovrën më të madhe ushtarake” në qytetin port të Wonsan, në lindje të vendit.

Pheniani, që synon të ndërtojë një raketë të aftë për të çuar goditjen bërthamore në kontinentin amerikan, ka kryer dy prova me raketa që prej fillimit të muajit.

Ndërkohë tensionet janë rritur këto kohët e fundit në rajon, me shkëmbime kërcënimesh mes Phenianit dhe Uashingtonit.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: