Kriza politike, përfundojnë takimet e negociatorëve me Ramën dhe Bashën

Kriza politike, përfundojnë takimet e negociatorëve me Ramën dhe Bashën
Negociatori evropian David McAllister ka përfunduar rreth orës 16:00 takimin në kryesinë e Kuvendit me kryeministrin Rama dhe kryetarin e parlamentit Meta.

Ndërsa rreth orës 17:30 la përfunduar takimin me kreun e opozitës Lulzim Basha. Takimi mes kreut demokrat dhe zv.presidentit të PPE-së ka zgjatur 90 minuta, ku i pranishëm ka qenë edhe eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein. Nuk ka ende asnjë detaj se çfarë ka propozuar negociatori për zgjidhjet e krizës.

Pas takimit të tij, Rama nuk e ka kursyer një batutë për gazetarët e interesuar tek Kryesia e Kuvendit. “Mos na e zini rrugën se boll na e kanë zënë ata…”, shprehet Kryeministri dhe largohet pa thënë asnjë fjalë për takimin me McAllister. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: