Krujë, një 14-vjeçar përplaset për vdekje nga motori

Krujë, një 14-vjeçar përplaset për vdekje nga motori
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Bilaj.

Mësohet se adoleshenti Dorian Lata ishte duke ecur në rrugë në momentin kur është përplasur nga një motor.

Pasojat e përplasjes kanë qenë fatale për 14-vjeçarin, i cili nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë ndaluar drejtuesin e motorit, shtetasi Pashk Paluka.

Pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: