Kryeministri Rama foto nga Përmeti në rrjetet sociale

Kryeministri Rama foto nga Përmeti në rrjetet sociale
Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale një imazh të Gurit të Legjendave të Përmetit. Duke uruar të gjithë për një të dielë të këndshme, Rama shkruan se “kjo mrekulli e natyrës buzë Vjosës do të jetë kartëvizita evropiane e Përmetit të rilindur”.

“Ju uroj një të dielë të qetë me këtë imazh të Gurit të Legjendave të Përmetit, që shume shpejt do t’i rishfaqet qytetit i rilindur Përmes programit të Rilindjes Urbane kanë filluar punimet për rikualifikimin urban të hapësirës rreth Gurit, restaurimin e rrënojave të hershme mbi të, aksesin e sigurt nga vizitorët dhe një ndriçim të magjishëm pas perëndimit të diellit. Kjo mrekulli e natyrës buzë Vjosës do të jetë kartëvizita evropiane e Përmetit të rilindur“, shkruan Rama.

/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: