Lezhë, i riu humb jetën në një aksident rrugor

Lezhë, i riu humb jetën në një aksident rrugor
Një 32-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në Tale të Lezhës, ku viktima i cili udhëtonte me një automjet ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në një kanal.

Identiteti i të riut që humbi jetën në aksident ende nuk është bërë i ditur.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: