Lezhë, plagoset 38-vjeçari me armë në këmbë pranë banesës

Lezhë, plagoset 38-vjeçari me armë në këmbë pranë banesës
Një 38 vjeçar është plagosur, rreth orës 23.55  me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Shtetasi me iniciale A.M është qëlluar me armë në këmbë tek banesa e tij nga një person ende i paidentifikuar.

I plagosuri 38-vjeçar ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje u gjet dhe bllokua 1 gëzhojë model 54, kalibër 7.62 mm.

Policia ka nisur hetimet dhe punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: