Librazhd, një automjet në lëvizje merr flakë

Librazhd, një automjet në lëvizje merr flakë
Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në aksin rrugor  Prrenjas-Librazhd.

Policia njofton se mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër. Shkak për këtë situatë dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike  në  mjet.

Nga ngjarja e ndodhur  nuk ka persona të dëmtuar, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale për zbardhjen e plotë të kësaj situate.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: