Lippi: Juventus më i fortë se Barcelona, nuk do të kapitullojë si PSG

Lippi: Juventus më i fortë se Barcelona, nuk do të kapitullojë si PSG
Juventus është ekip më i mirë se Barcelona dhe nuk do të kapitullojë njëlloj si Paris Saint-Germain në “Camp Nou”. Kështu është shprehur ish-trajneri i bardhezinjve, Marcello Lippi.

Kryesuesit e Seria A fituan në Torino 3-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale, të Champions League, me dy gola të Paulo Dybala.

Barça humbi 4-0 me PSG jashtë fushe një tur më herët, por triumfoi 6-1 në takimin e kthimit duke arritur në tetë më të mirat e këtij sezoni.

Lippi, megjithatë, thotë se Juve nuk ka shans të lejojë përmbysje të tilla.

“Arsenali i Barcelonës është unik, por është vetëm në sensin sulmues,” – theksoi Lippi. “-Juventus është një skuadër më e mirë dhe me shanse të fitojë ndeshjen e kthimit. Ata do të luajnë njësoj si në Torino, duke treguar tëra vlerat sepse nuk duan të ndalen.”

“Barça do të luajë para 90,000 tifozëve, sikurse bëri kundër PSG, por Juve nuk është PSG. Nuk e imagjinoj dot Juven të lejojë të ndodhin përmbysje të tilla. Por në futboll, sigurisht ndonjë gjë edhe mund të ndodhë.”

Lippi udhëhoqi Juve drejt katër finaleve të Champions League, por triumfi ndaj Ajaksit në vitin 1996 ishte i vetmi rast kur ai si trajner i bardhezinjve ngriti trofeun.

Hera fundit që Juve luajti nën drejtimin e Lippi në Champions ishte sezoni 2002-03, kur bardhezinjtë mundën Barçën në çerekfinale pas dy ndeshjeve, 3-2 në total, madje Juve fitoi 2-1 në Spanjë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: